Dështoi në zgjedhjet e 6 tetorit, veprimtari i PDK-së në Ferizaj tërhiqet nga strukturat partiake

Dështoi në zgjedhjet e 6 tetorit, veprimtari i PDK-së në Ferizaj tërhiqet nga strukturat partiake

08 October 2019 11:23

Mustafa Grainca, një personalitet politik i njohur në komunën e Ferizajt për angazhimet e punën në degën e Partisë Demokratike aty, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se për shkak të disfatës së tij në zgjedhjet e 6 tetorit, heq dorë nga të gjitha pozitat në strukturat e kësaj partie, porse " Do të vazhdoj të përkrahi konceptin programor të Partisë Demokratike të Kosovës".

Kjo është dorëheqja e parë nga strukturat përkatëse partiake për shkak të dështimit në zgjedhje për deputetë, transmeton Koha.net.

Postimi i plotë i Mustafa Graincës është si në vijim:

Përshëndetje të nderuar qytetar ferizajas, nga rezultatet e marra preliminare për mua si kandidat për deputet (rezultatet në komunën time), rezulton se nuk jam pranuar si i denjë për të qenë pjesë e kësaj gare. Rrjedhimisht ky fakt më obligon moralisht të marr vendimin, se që nga sot të mos jem më pjesë e strukturave udhëheqëse në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.

Do të vazhdojë të përkrahi konceptin programor të Partisë Demokratike të Kosovës, për të cilin tash e 20 vite u angazhova me tërë kapacitetin tim për të ngritur e lartësuar vlerat e saja kudo dhe në çfarëdo përgjegjësie publike që kisha.

Respekt!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Ilir08/10/2019 13:53

Krimi, organizata k. e mafioze u pershendet pergjithmone! ZHDUKUNI OKUPATORE TE DYTE TE KOSOVES!

Shto koment

Të ngjashme