Dhjetëra të lënduar, përfshirë edhe fëmijë, nga intervenimi i Policisë në protestën në Shtërpcë kundër hidrocentralit

Fitim Majkovci 08 October 2019 17:44

Me dhunë dhe gaz lotsjellës u përcoll protesta e banorëve të Bitisë së Poshtme të Shtërpcës të martën pasdite.

Banorët u përballën me rezistencë të njësitit special të Ferizajt kur aty u mblodhën për t’i kundërshtuar punimet që po vazhdojnë tash e sa kohë, për ndërtimin e hidrocentralit.

Protesta kaloi me përleshje ndërmjet banorëve dhe policisë, ku mes të lënduarve pati edhe fëmijë.

Nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Brod, për televizionin, kanë konfirmuar se 20 persona kanë pranuar fillimisht trajtim mjekësor aty, e pastaj, janë dërguar në Spitalin e Shtërpcës.

Banorët e Bitisë së Shtërpcës, protestat e tyre i shtuan gjatë muajve të fundit, kur aty rifilluan punimet për ndërtimin e një hidrocentrali.

Televizioni ka kontaktuar me zyrtarë policorë të rajonit të Ferizajt, por ata nuk kanë kthyer përgjigje për incidentin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme