Kosovë

Komuna e Drenasit shpall konkurs për 160 bursa për studentë

Komuna e Drenasit shpall konkurs për 160 bursa për studentë

Komuna e Drenasit ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune që studiojnë në universitetet publike për vitin akademik 2019-2020, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në këtë konkurs kanë të drejtë konkurrimi vetëm studentët e rregullt të nivelit Baçelor në të gjitha fakultet apo drejtimet e studimit.