Kosovë

Paqartësi me fillimin e projektit të ujësjellësit për 12 fshatra të Istogut

 

Pas viteve të tëra pritjeje, mbi 10 mijë banorë të 12 fshatrave të zonës së mbivadës, si quhet ndryshe pjesa lindore e Komunës së Istogut, brenda një viti e gjysmë do të bëhen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi.

Ky projekt në vlerë prej 5 milionë eurosh financohet me mjetet e siguruara nga një kredi e butë pa interes nga marrëveshja e arritur për kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë për lejimin e kredive të buta për institucionet e Kosovës në kuadër të programit “soft loan”, shkruan sot Koha Ditore.