Kosovë

Qeveria qendrore shpërfilli Spitalin e Pejës

Qeveria qendrore shpërfilli Spitalin e Pejës

Objektet e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë nga jashtë vjet e sivjet kanë marrë dukjen e një objekti modern me izolimin e bërë mureve nga jashtë për efiçiencë të energjisë.

Gjithashtu, sivjet ka modernizuar sallën e saj të konferencave me teknologjinë e fundit informative për telemjekësi, kurse muajin e kaluar ky spital ka nxjerrë jashtë përdorimit filmat për fotografimet radiologjike me digjitalizimin e bërë për shërbimet radiologjike, me instalimin e një programi, i cili të gjithë personelit mjekësor në këtë spital ia mundëson qasjen në çdo fotografim apo incizim të kryer në radiologji, shkruan sot Koha Ditore.