Kosovë

Opozita akuzon kryetarin Ahmeti për keqmenaxhim të parasë publike

Opozita akuzon kryetarin Ahmeti për keqmenaxhim të parasë publike

Subjektet opozitare PDK dhe AAK, dega në Lipjan, kanë akuzuar qeverisjen komunale të Imri Ahmetit për keqmenaxhim të parasë publike, me arsyetim se dy vjet më parë është ndërtuar një fushë e hapur sportive në fshatin Kraishtë, kurse tashti është rrënuar ajo për ta ndërtuar një sallë tjetër sportive në të njëjtin vend.

Ky projekt i ri po i kushton Komunës së Lipjanit gjithsej 212 mijë e 884 euro, ndërkaq më 2017-n për fushën sportive janë shpenzuar rreth 16 mijë euro. Rreth kësaj çështjeje kanë reaguar këshilltarët e KK-së dhe vetë banorët e fshatit Kraishtë, shkruan sot Koha Ditore.