Sindikalistët e “Ambientit” akuzojnë kreun e Komunës së Klinës për nepotizëm

Sindikalistët e “Ambientit” akuzojnë kreun e Komunës së Klinës për nepotizëm

Ilir Osmanaj 23 October 2019 08:16

Shoqata sindikale e njësisë operative në Klinë të kompanisë rajonale të mbeturinave “Ambienti”, ka kërkuar shkarkimin e menaxherit të ri të kësaj njësie, që ka nisur punën javën e kaluar, si dhe kthimin në pikën zero të konkursit me të cilin është punësuar ai.

Konkursi për përzgjedhjen e menaxherit të ri të njësisë së “Ambientit” në Klinë është shpallur në gusht të vitit të kaluar, por që konkursi i parë është anuluar për shkak të shkeljeve procedurale, kurse konkursi i dytë është shpallur në janarin e sivjetmë, shkruan sot Koha Ditore.

Pas procedurave të konkursit, komisioni ka shpallur fitues Idriz Beqirin për postin e menaxherit të njësisë së “Ambientit” në Klinë, por kontrata është zvarritur pasi punëtorët janë ankuar në Inspektorat të punës, me pretendimet se ka pasur shkelje ligjore në rekrutim që nga shpallja e konkursit, si dhe në përzgjedhjen e tij ka pasur nepotizëm dhe ndikim politik, konkretisht sipas sindikatës në përzgjedhjen e tij ka ndikuar kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Duke u mbështetur në këto pretendime, të gjithë 28 punëtorët e kësaj njësie kanë nënshkruar një peticion me të cilin kundërshtojnë ardhjen në punë të menaxherit të ri, derisa të hënën, për një orë kanë mbajtur një grevë edhe me pretendimet se menaxheri i ri është nipi i kryetarit të Klinës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme