Prokurimi për ujësjellësin kryesor kthehet në rivlerësim për të tetën herë në Dragash

Prokurimi për ujësjellësin kryesor kthehet në rivlerësim për të tetën herë në Dragash

Fisnik Minci 23 October 2019 10:35

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer edhe një herë në rivlerësim prokurimin për ndërtimin e ujësjellësit kryesor në Komunën e Dragashit. Pos anulimit të njoftimit të Komunës së Dragashit për dhënie të kontratës ka paralajmëruar se do të kërkojë nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik që ta anulojë licencën e menaxherit të prokurimit të kësaj komune për shkak të mosrespektimit të vendimeve të mëparshme të OSHP-së.

"Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës të aktivitetit të prokurimit me titull "Ujësjellësi kryesor-vazhdimi i punëve (projekt trevjeçar)...të iniciuar nga Komuna e Dragashit dhe lënda kthehet në rivlerësim. Organi Shqyrtues i Prokurimit për shkak të mosrespektimit të vendimeve të OSHP-së nga ana e Komunës së Dragashit/Menaxheri i prokurimit, do të kërkojë nga KRrPP-ja anulimin e licencës për menaxherin e prokurimit të Komunës së Dragashit, sipas nenit 25, paragrafi 8 dhe 9 të LPP-së", thuhet në vendimin e publikuar dy javë më parë në ueb faqen e OSHP-së.

Paraprakisht, Gjykata e tenderëve ka bërë të ditur se ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik "Puna shpk dhe NN INfra Plus", kundër njoftimit për dhënie të kontratës për këtë aktivitet të prokurimit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme