Kosovë

Policia në Gjilan ndalon 17 automjete që qarkullonin në gjendje jo të mirë teknike

Policia në Gjilan ndalon 17 automjete që qarkullonin në gjendje jo të mirë teknike
Foto: Ilustrim

Policia në Gjilan ka ndaluar 17 automjete të ndryshme, që ka vlerësuar se po qarkullonin në gjendje jo të mirë teknike.

“Gjendja teknike e automjeteve që qarkullojnë në Gjilan, ka një rëndësi të veçantë në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, andaj kontrollimi dhe verifikimi i gjendjes teknike të tyre do të rrisë edhe më tepër synimet tona në drejtim të rritjes së sigurisë dhe preventivës së përgjithshme për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor brenda zonës së përgjegjësisë DRP Gjilan”, thuhet në njoftim.