Haskuka dhe ambasadorja suedeze diskutojnë për sfidat dhe projektet aktuale

Haskuka dhe ambasadorja suedeze diskutojnë për sfidat dhe projektet aktuale

24 October 2019 10:46

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se të mërkurën ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, e cila është interesuar për sfidat dhe projektet aktuale të qeverisë komunale.

Sipas Haskukës, në vizitën e parë zyrtare të një ambasadori suedez në Prizren, Ahliny ka treguar edhe për projektet që po realizohen nga shteti suedez në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ambasadorja u njoftua se gjatë kësaj periudhe një ndër sfidat më të mëdha të Komunës sonë ka qenë qasja e qeverisjes qendrore, bashkëpunimi i së cilës ka lënë për të dëshiruar në aspekt të përmbushjes së obligimeve që u takojnë, gjë që ka shkaktuar ngecje në realizimin e disa projekteve, siç është Parku i Biznesit. Ndër të tjera, biseduam edhe për fokusin tonë në disa prej projekteve kryesore, duke përmendur projektet infrastrukturore që do të lehtësonin komunikacionin në qytet, pastaj hartimin e hartave zonale, përmirësimin e shërbimeve administrative me anë të projektit ‘One Stop Shop’, zhvillimin ekonomik me anë të turizmit, agrikulturës dhe hapësirave të reja për zhvillim të biznesit, si dhe angazhimin tonë për mbrojtje të mjedisit, duke i dhënë rëndësi të veçantë menaxhimit të mbeturinave të riciklueshme”, ka njoftuar Haskuka në rrjetet sociale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme