Kosovë

Vazhdon rehabilitimi i rezervuarit të vjetër të ujit në Pejë

Vazhdon rehabilitimi i rezervuarit të vjetër të ujit në Pejë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, në Pejë ka njoftuar se punimet në rehabilitimin e rezervuarit të vjetër të ujit, prej nga furnizohet një pjesë e konsiderueshme e qytetit të Pejës me ujë të pijshëm, po vazhdojnë me intensitet të shtuar.

Sipas njoftimit, projekti në fjalë pritet të përfundojë në dinamikë më të shpejtë se siç është planifikuar, transmeton kp.