Aktakuzë ndaj kryetarit të Klinës për punësimin e vajzës në QKMF

Aktakuzë ndaj kryetarit të Klinës për punësimin e vajzës në QKMF

Ilir Osmanaj 25 October 2019 09:02

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me dyshimet e kryerjes së veprës penale të konfliktit të interesit. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, duke e konfirmuar atë aktakuzë, ka thënë se ajo është ngritur lidhur me punësimin e vajzës së Elezajt në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë” në Klinë.

Më tepër të dhëna për këtë aktakuzë kjo prokurori nuk ka dhënë. Për aktakuzën e ngritur ndaj tij, “Koha Ditore” ka tentuar ta kontaktojë kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, por ai nuk ka qenë i qasshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Punësimi i vajzës së Elezajt si mjeke ka ndodhur para një vit e gjysmë, kur ai vend i punës për mjek ishte liruar pasi mjeku që ishte, kishte shkuar për specializim në Gjermani. Drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu, ka konsideruar se kjo aktakuzë që është ngritur kundër kryetarit të Komunës është e padrejtë pasi, sipas tij, konkursi ka qenë publik dhe i rregullt.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme