Panik në Zllatar të Ferizajt, KEDS-i i injoron shqetësimin e banorëve për rrezikun nga shtyllat elektrike

Fitim Majkovci 03 November 2019 22:38

Vjetërsimi i shtyllave elektrike po u shkakton probleme banorëve të lagjes “Kurti”, nga Zllatari i Ferizajt.

Sipas tyre, këto shtylla paraqesin problem për shkak të ngarkesës së madhe të kabllove. Derisa ekziston edhe rreziku i rrëzimit të tyre si pasojë e vjetërsimit.

Derisa një pjesë e lagjes së këtij fshati përballet me rrezikun nga shtyllat elektrike, disa banorë detyrohen të gjejnë zgjidhje të tjera për bartjen e rrymës në mungesë të shtyllave.

E ndonëse këto probleme u adresuan te KEDS-i, përfaqësuesi i fshatit thotë se kompania nuk u interesua asnjëherë që të bëjë zgjidhje.

Problemet me shtylla shpeshherë kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në këtë lagje.

Derisa, sipas banorëve, shumë aparatura shtëpiake janë djegur si pasojë e kësaj.

Për shqetësimin e banorëve të kësaj lagjeje, televizioni ka pyetur zyrtarë të KEDS-it, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme