Sheshin në Suharekë do ta ndërtojë kompania e familjes së Kuçit, kritikon opozita

Dorentina Thaqi Dorentina Thaqi 04 November 2019 20:06

Një rrugë, nga e mërkura, do të mbyllet për qarkullim të veturave, pasi që do të fillojnë punimet për sheshin këtu në Suharekë.

Tenderin për ndërtimin e sheshit në këtë qytet e ka fituar kompania “Hidroterm”, e në të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, aksionar i saj figuron kandidati për deputet nga AAK-ja, Blerim Kuçi, parti kjo e cila udhëheq me Suharekën, raporton KTV.

Kontrata e cila edhe është nënshkruar më 19 shtator të këtij viti, kap vlerën e 1.7 milion eurove, të cilat do të jenë investim i komunës me Ministrinë e Infrastrukturës.

Këtë projekt po e kritikon edhe opozita në këtë komunë.

Ndonëse qytetarët e Suharekës thonë se një shesh është i nevojshëm, ata mendojnë se realizimi i tij do të shkaktojë kaos në komunikacion.

E pikërisht për këtë çështje, Muharremaj të hënën, ka mbledhur edhe përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, për t’i informuar për këtë projekt.

Faza e parë e projektit për rregullimin e këtij sheshi të Suharekës, sipas zyrtarëve komunalë, pritet të përfundojë në afat prej 300 ditë pune.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme