Kosovë

Ministria e Mjedisit thotë se do ta ndihmojë Komunën e Gjilanit për krizën me ujë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është zotuar se do ta ndihmojë financiarisht Komunën e Gjilanit që ta tejkalojë krizën me ujin e pijes.

Megjithatë, sipas ministrit në largim të këtij dikasteri, Fatmir Matoshi, e gjitha kjo varet nga Qeveria, pasi që kjo e fundit nuk e ka pasur në rend të ditës këtë pikë, raporton KTV.