Kosovë

Nisi ndërtimi i tualeteve publike në “Parkun e Lirisë” në Ferizaj

Nisi ndërtimi i tualeteve publike në “Parkun e Lirisë” në Ferizaj

“Parku i lirisë” pas investimeve të kryera pak javë më parë nga qeverisja lokale për të rregulluara këndin e lojërave, ndriçimin dhe infrastrukturën përcjellës po kompletohet edhe me nyjet e domosdoshme higjienike.

Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të tualeteve publike në hapësirën e këtij parku, projekt ky që po zhvillohet nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.