Kosovë

Drenasi ndan nga 500 euro bursë për 160 studentë

Drenasi ndan nga 500 euro bursë për 160 studentë

Komuna e Drenasit, njofton se ka ndarë 160 bursa për studentë, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara sipas konkursit.

“Këto bursa që kanë për synim ngritjen e cilësisë së arsimit, janë ndarë për studentët që studiojnë në universitetet publike për vitin akademik 2019-2020. Numri i bursave nga buxheti komunal është 160, ndërsa, lartësia e bursës komunale për një student është 500 euro”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.