Drejtori i Planifikimit Urban të Obiliqit edhe drejtues i një OJQ-je

Drejtori i Planifikimit Urban të Obiliqit edhe drejtues i një OJQ-je

Nexhat Tovërlani 12 November 2019 11:31

Drejtori për Planifikim Urban, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Obiliqit, Arben Berisha, paralelisht ka drejtuar organizatën grupi lokal i veprimit “Procesi”. Por Kundërkorrupsioni ka konstatuar se Berisha ka shkelur Ligjin nr.06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Ky konflikt është shmangur, tek pasi që këtë e ka kërkuar Agjencia Kundër Korrupsionit (AAK). Nëpërmjet një vendimit të saj, që mban datën 11 nëntor, thuhet se drejtori komunal ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtuesit të GLV “Procesi”, shkruan sot Koha Ditore.

“Rasti i hapur nën dyshimin për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik për zyrtarin e lartë Arben Berisha, drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Obiliqit, është trajtuar sipas procedurës së paraparë në Ligjin nr.06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Kundërkorrupsionit.

“Agjencia Kundër Korrupsionit sipas detyrës zyrtare e ka identifikuar rastin e konfliktit të interesit, sipas të cilit z. Berisha krahas ushtrimit të funksionit si zyrtar i lartë publik, respektivisht drejtor në Komunën e Obiliqi, është dyshuar se ushtron edhe funksionin e kryetarit të organizatës joqeveritare grupi lokal i veprimit “Procesi”.

Për t’i vërtetuar dyshimet, Agjencia Kundër Korrupsionit kishte kërkuar informata nga Ministria e Administratës Publike-Departamenti për OJQ.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme