Kosovë

Më 28 Nëntor Drenasi bëhet me shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit

Më 28 Nëntor Drenasi bëhet me shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit
 

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, nën patronatin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten më 28 Nëntor, do bëjnë zbulimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Vendosja e shtatoreve të heronjve Jashari do të bëhet në sheshin ‘Fehmi Lladrovci’ në Drenas, duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast do të ketë edhe program artistik”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.