Kosovë

Përurohen shtatoret e Shaban, Hamëz e Adem Jasharit në Drenas

Përurohen shtatoret e Shaban, Hamëz e Adem Jasharit në Drenas
 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në Drenas.

Thaçi ka thënë se në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditën e festës së Flamurit Kombëtar, të ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është sublimuar gjithë angazhimi ynë për çlirim të vendit.