Kosovë

Mbyllen 5 kafene në Ferizaj për mosrespektim orari dhe mungesë dokumentacioni

 

Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka nisur një aksion për t’i kontrolluar bizneset që nuk e respektojnë orarin e punës. Ky aksion ka rezultuar me mbylljen e pesë kafeneve në rrugën “Besim Rexhepi” dhe janë shqiptuar dhjetëra procesverbale.

Në kuadër të këtij aksioni janë kontrolluar edhe punëtorët e kafeneve derisa shumica prej tyre nuk i kanë poseduar librezat sanitare kundër sëmundjeve ngjitëse.