Kosovë

Në Dobërqan nis projekti për rehabilitimin e ujërave të zeza

 

Në Dobërqan të Gjilanit ka nisur projekti për rregullimin e kanalizimit dhe shtratit të lumit të Dobërqanit, projekt ky i financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kostoja e të cilit është 550 mijë euro.

Me këtë rast, ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se ky projekt zgjidh problemin e ujërave të zeza për banorët e kësaj ane.