Kosovë

Komuna e Podujevës thotë se ka strehuar 48 persona të ardhur nga zonat e goditura nga tërmeti

 

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, ka shqyrtuar raportin e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe FSK-së për gjendjen e sigurisë në Komunë gjatë muajit të fundit; informatën për rastet e kthimit dhe integrimit të qytetarëve në shtëpitë (pronat) e tyre si dhe formimin e grupit punues për Planin e Punës të KKSB për vitin 2020 dhe grupin për informatën e punës së KKSB për 2019.

Lidhur me gjendjen e sigurisë në Komunë e Podujevës, raportoi komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Zogiani, i cili tha se gjendja e përgjithshme e sigurisë në përgjithësi është e mirë. Ai si shqetësuese paraqiti rastin e rritjeve të aksidenteve në komunikacion dhe rastin e sulmit me armë nga persona të panjohur ndaj shtëpisë së një pjesëtari të Policisë së Kosovës.