Kosovë

Haskuka akuzon opozitën dhe shoqërinë civile për bllokadë në qeverisje

Haskuka akuzon opozitën dhe shoqërinë civile për bllokadë në qeverisje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të enjten duke shpalosur episode të përjetimeve të tij, në kuadër të mandatit aktual, ka shprehur qëndrimin se shteti i kapur ka pasur tentim për ta futur në kurth qeverinë lokale të Prizrenit.

Sipas tij, një përpjekje e tillë ka qenë e pranishme në kohën kur Prizreni ballafaqohej me problemin e pezullimit nga gjyqësori të Planit Zhvillimor Komunal dhe dy Planeve të Hollësishme Urbane në bazë të padisë së Hekurudhave të Kosovës. Me këtë rast krahas PDK-së, Haskuka ka adresuar kritika edhe ndaj shoqërisë civile, shkruan sot Koha Ditore.