Kosovë

Qytetari dhe Komuna e Pejës prej disa vitesh në kontest për pusetën e kanalizimit

Qytetari dhe Komuna e Pejës prej disa vitesh në kontest për pusetën e kanalizimit

Janë rreth 20 shtëpi në lagjen kodrinore të Pejës “Maja e Zezë”, pronarët e të cilave qe disa vite janë duke kërkuar nga Komuna zgjidhjen e çështjes së kanalizimit. Në atë lagje, nëpër rrugën kryesore të lagjes, është ndërtuar kanalizimi më herët, por shtëpitë që janë në pjesën ndër rrugë, kanë mbetur pa u kyçur, shkaku i nivelit të gypit kryesor.

“Të gjitha shtëpitë që janë anën tjetër të rrugës në nivel me rrugë dhe mbi rrugë janë kyçur në kanalizim, e ne që jemi ndër rrugë ende jemi pa kanalizim. Ne kemi gropa septike, por ato janë të vjetra dhe po dalin ujërat jashtë dhe po kundërmojnë pavarësisht se po mundohemi rregullisht me i zbraz. Kemi mbetur vërtet shumë keq”, ankohet Sadat Muriqi, njëri prej banorëve që kanë mbetur pa u kyçur në atë kanalizim.