Kosovë

Pejanët më tepër i besojnë Policisë, sesa prokurorisë e gjykatës

Pejanët më tepër i besojnë Policisë, sesa prokurorisë e gjykatës

Policia e Pejës gëzon besueshmërinë më të madhe nga qytetarët e Komunës së Pejës, sesa gjykata, Prokuroria dhe institucionet e tjera ka konstatuar një hulumtim që e ka zhvilluar muajin e kaluar Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja, mbi kënaqshmërinë dhe besueshmërinë e qytetarëve të Pejës në Policinë e Kosovës, respektivisht në Policinë në Pejë.

Këtë hulumtim, siç tregon Naser Lajçi, menaxher i këtij projekti në OJQ “Syri i Vizionit”, e ka zhvilluar me 1 mijë e 223 qytetarë të të gjitha moshave, gjinive dhe etnive që jetojnë në gjithë territorin e kësaj komune, atë urbane dhe rurale, shkruan sot “Koha Ditore”.