Pesë fshatra të Kamenicës protestojnë të enjten kundër reformës arsimore

Pesë fshatra të Kamenicës protestojnë të enjten kundër reformës arsimore

28 January 2020 12:24

Këshilli i prindërve të fshatrave: Koretin, Busavatë, Topanicë, Strezovc dhe Krilevë, ka paralajmëruar protestë për të enjten në orën 11:00 kundër reformës arsimore, të iniciuar nga kryetari Qëndron Kastrati, raporton Koha.net.

Protesta do të mbahet para objektit të administratës komunale, teksa Këshilli ka bërë të ditur se është i vendosur të mos e pranojnë riorganizimin e arsimit.

“Nuk pranojmë të eksperimentohet më fëmijët tanë”, thuhet në ftesën për protestë të Këshillit organizativ.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme