Kosovë

Gjykata Themelore në Ferizaj nxjerr rreth 400 aktvendime për prerësit ilegalë të pyjeve gjatë 2019-s

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim
 

Gjatë vitit të kaluar, Komuna e Ferizajt është përballur në masë të madhe me dëmtim të pyjeve, ndërkohë, edhe institucionet publike janë përballur me një varg lëndësh të tilla. Gjykata Themelore në Ferizaj, pikërisht Divizioni për Kundërvajtje gjatë 2019-s, ka nxjerrë gjithsejtë 396 aktvendime për prerësit ilegalë të pyjeve.

Prej tyre, 272 aktvendime janë pozitive, 123 aktvendime janë të pezulluara dhe një aktvendim është negativ. Ndërkaq, në këtë Gjykatë, sipas raportit vjetor të drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, në komunën e Ferizajt janë pranuar gjithsejtë 158 aktgjykime, prej tyre 114 janë pozitive dhe 44 janë pezulluar, shkruan sot “Koha Ditore”.