Kosovë

Komuna e Ferizajt paguan miliona euro përmes përmbaruesve privatë për projektet e përfunduara

 

Rreth 5 milionë euro, Komuna e Ferizajt ka paguar përmes përmbaruesve privatë, për projekte kapitale gjatë vitit 2019.

Për çdo faturë, e që janë gjithsej 239 sosh për vitin paraprak, 7% e pagesës i takon përmbaruesit, i cili ekzekuton vendimin, raporton KTV.