Kosovë

“Punëtorët shëndetësorë të Spitalit të Shtërpcës marrin paga pa punuar fare”

 

Subjekti opozitar Nisma Socialdemokrate, Dega në Shtërpcë, sërish ka akuzuar Komunën për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike, derisa në Spitalin Rajonal të Shtërpcës prej disa vjetësh po vazhdojnë të marrin paga dhjetëra punonjës shëndetësorë pa punuar fare. Sipas këtij subjekti, projekti i Spitalit Rajonal prej vitesh po zvarritet pa ndonjë arsyeje.

Nëpërmjet një reagimi, ky subjekt ka njoftuar se Komuna për çdo vit ndan mijëra euro për blerje të pajisjeve specialistike dhe për inventar, mirëpo ato shpenzime po mbulohen vetëm me fatura pa u blerë fare pajisjet. Rreth çështjes së pasqyrave buxhetore edhe auditori i përgjithshëm ka gjetur një varg shkeljesh në Komunën e Shtërpcës, shkruan sot “Koha Ditore”.