Kosovë

Banorët e Bitisë së Poshtme sërish protestojnë për ta kundërshtuar futjen e lumit nëpër gypa

Foto: Koha
 

Shtërpcë, 19 shkurt – Banorët e fshatit Biti e Poshtme të komunës së Shtërpcës kanë organizuar sërish një protestë gjatë së mërkurës, për ta kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë lumit Lepenc.

Sipas banorëve futja e lumit nëpër gypa po i dëmton qindra e mijëra hektarë të parcelave bujqësore. Ndërkohë një ditë më parë banorët e këtij fshati janë vizituar edhe nga përfaqësues të institucioneve qendrore të cilët kanë premtuar pezullimin e punimeve në hidrocentrale derisa të shqyrtohej e gjithë dokumentacioni i tyre. Banorët e këtij fshati gjatë vitit të kaluar kanë deponuar dhjetëra ankesa dhe kërkesa nëpër institucione publike për mbrojtjen e lumit Lepenc dhe parandalimin e futjes së lumit nëpër gypa, mirëpo deri tashti nuk janë shqyrtuar ato, raporton Koha Ditore.