Kosovë

Banorët e Bitisë së Poshtme sërish protestojnë për ta kundërshtuar futjen e lumit nëpër gypa

 

Banorët e fshatit Biti e Poshtme të Komunës së Shtërpcës të mërkurën kanë organizuar sërish protestë për ta kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë lumit Lepenc.

Sipas banorëve protestues, futja e lumit nëpër gypa po i dëmton qindra mijëra hektarë të parcelave bujqësore, raporton “Koha Ditore”.