Kosovë

Zyrtari i komunës në Prizren bën kallëzim penal ndaj AAK-së për kallëzim të rremë ndaj tij

Zyrtari i komunës në Prizren bën kallëzim penal ndaj AAK-së për kallëzim të rremë ndaj tij

Një muaj e gjysmë pas kallëzimit penal të paraqitur nga Dega e AAK-së në Prizren, kundër pesë zyrtarëve komunalë të kësaj komune me pretendimin se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, një zyrtar i lartë i komunës ka bërë kallëzim penal ndaj këtij subjekti politik.

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ka paraqitur kallëzim penal ndaj Degës së AAK-së në Prizren si dhe përfaqësuesit ligjor të saj, me pretendimin se ata kanë kryer veprën penale të lajmërimit apo kallëzimit të rremë penal, raporton “Koha Ditore”.