Kosovë

Hapet ambulanca e veterinës në shkollën e agrobiznesit "Zenel Hajdini” në Ferizaj

 

Për herë të parë në Kosovë shkolla e mesme e agrobiznesit "Zenel Hajdini”, në qytetin e Ferizajt, ka përuruar një ambulantë të veterinës brenda institucionit shkollor, e cila ka për qëllim zhvillimin e punës praktike për nxënësit e drejtimeve adekuate në të.

Këtë projekt e ka mbështetur Komuna e Ferizajt. Gjatë inaugurimit të kësaj ambulante, kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka thënë se po bëhet një hap i parë jo i rastësishëm në Shkollën e Bujqësisë, sepse sipas tij për këtë projekt është një vizion dhe një përkushtim më i madh për ta realizuar atë.