Kosovë

Kritikohet përfaqësimi i Komunës së Prizrenit në takimin me zyrtarët japonezë

Kritikohet përfaqësimi i Komunës së Prizrenit në takimin me zyrtarët japonezë

Pritja e diplomatëve japonezë nga zyrtarët e Komunës së Prizrenit ka irrituar përfaqësuesit nga opozita, si dhe aktivistët nga shoqëria civile.

Këta të fundit kanë shprehur pakënaqësinë që në takimin me zyrtarët japonezë, Komuna e Prizrenit është përfaqësuar nga stafi mbështetës i kryetarit të Komunës. Sipas tyre, legjislacioni në fuqi parasheh që nënkryetari i Komunës të veprojë në emër të kryetarit në mungesë të tij, shkruan sot “Koha Ditore”.