Kosovë

Kryetari i Prizrenit aplikon standarde të ndryshme ndaj zyrtarëve të akuzuar për keqpërdorim të pozitës

Kryetari i Prizrenit aplikon standarde të ndryshme ndaj zyrtarëve të akuzuar për keqpërdorim të pozitës

Gjatë vitit 2019, krahas aktakuzave ndaj disa drejtorëve komunalë të Prizrenit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga Prokuroria janë ngritur aktakuza edhe kundër disa zyrtarëve komunalë të Prizrenit.

Në saje të përgjigjes zyrtare që EC Ma Ndryshe ka pranuar nga organet komunale del se kjo komunë në vitin 2019 në 3 raste të zyrtarëve të akuzuar ka aplikuar masën e pezullimit nga marrëdhënia e punës (me 50% të pagës) me vendim të kryetarit të Komunës.