Kosovë

Anulohet tenderi mbi 1 milion euro për ndriçimin publik në Komunën e Prizrenit

Anulohet tenderi mbi 1 milion euro për ndriçimin publik në Komunën e Prizrenit

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar aktivitetin e prokurimit të Komunës së Prizrenit për instalimin e ndriçimit publik, si dhe riparimin e rrjetit ekzistues. Ky organ ka vlerësuar se për këtë aktivitet të prokurimit nuk ka pasur asnjë ofertues të përgjegjshëm, prandaj ka konstatuar se anulimi i tij është i pashmangshëm.

“Anulohet, njoftimi për dhënie të kontratës me titull: “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, të iniciuar nga Komuna e Prizrenit; dhe anulohet në tërësi ky aktivitet i prokurimit; ndërsa nëse edhe më tutje autoriteti kontraktues ka interes për të vazhduar me këtë aktivitet të prokurimit, të njëjtin mund ta ritenderojë konform dispozitave të Ligjit për Prokurimin Publik”, thuhet në vendimin e OSHP-së, shkruan sot “Koha Ditore”.