Kosovë

Anulohet prokurimi për kamerat vëzhguese të sigurisë në Prizren

Anulohet prokurimi për kamerat vëzhguese të sigurisë në Prizren

Hapësirat publike në qytetin e Prizrenit vazhdojnë të mbesin pa vëzhgim nga kamerat e sigurisë. Tenderi i fundit për zgjerimin e rrjetit të kamerave vëzhguese të sigurisë dhe për mirëmbajtjen e tyre është anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, i cili ka konstatuar parregullsi në këtë aktivitet të prokurimit të Komunës së Prizrenit.

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës me titull ‘Zgjerimi i rrjetit të kamerave të sigurisë, dhe mirëmbajtja e tyre në qytetin e Prizrenit’.., iniciuar nga Komuna e Prizrenit; dhe anulohet në tërësi ky aktivitet i prokurimit; ndërsa nëse edhe më tutje Komuna ka interes për të vazhduar me këtë aktivitet të prokurimit, të njëjtin mund ta ritenderojë konform dispozitave të LPP-së”, thuhet në vendimin e OSHP-së, shkruan sot “Koha Ditore”.