Kosovë

Gorozhupi i Hasit e ka shpresën në turizëm

Gorozhupi i Hasit e ka shpresën në turizëm

Fshati Gorozhup i Hasit, i cili bashkon Kosovën me Shqipërinë, shumë shpejtë do shndërrohet në destinacion turistik. Invesitmet nga Komuna e Prizrenit, fillimisht në ndërtimin e çeshmes, do u mundësojnë qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë të bashkohen në këtë pikë. Banorët thonë se dora e shtetit u ka munguar, e komunarët zotohen për investime.

Sahit Martinaj, banor i fshatit Gorozhup, ende i ka të freskëta kujtimet e dekadave më pare, kur mbushnin ujë familjet e Gorozhupit dhe të disa fshatrave të Shqipërisë në kufirin ndërshqiptar. Derisa flet për të kaluarën, Sahitin e gëzon fakti që më në fund dikush po kujdeset për t’ia rikthyer krenarinë Gorozhupit.