Kosovë

Rivarroset Beqir Kokollari, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Rivarroset Beqir Kokollari, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Në fshatin Budakovë të Komunës së Suharekës, janë rivarrosur mbetjet mortore të Beqir Kokollarit, i zhdukur nga lufta e vitit ‘98-‘99 në Kosovë.

Mbetjet mortore janë gjetur në një fshat të Suharekës dhe pas identifikimit përmes analizës së ADN-së, sot, 21 vite pas luftës, iu janë kthyer familjes për rivarrim, raporton Ksp.