Kosovë

Policia në Viti ankohet se nuk është furnizuar me maska dhe dorëza

Policia në Viti ankohet se nuk është furnizuar me maska dhe dorëza

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, është ankuar se pjesëtarët e policisë të cilët operojnë në këtë komunë nuk janë furnizuar me mjete mbrojtëse si masë kundër koronavirusit.

Rasti i parë i konfirmuar në Kosovë me koronavirus, është një banor pikërisht i kësaj komune, bashkë me një shtetase italiane, që janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.