Kosovë

Kryetari i Vushtrrisë thotë të jetë kërcënuar me jetë

Kryetari i Vushtrrisë thotë të jetë kërcënuar me jetë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë të ketë marrë kërcënime me jetë përmes mesazheve në Facebook.

Përmes një postimi në këtë rrjet social, Tahiri thotë se njëri nga kërcënuesit “ka qenë në komunikim me strukturat drejtuese të PDK-së në Vushtrri”.