Kosovë

Ka nisur identifikimi i mërgimtarëve që erdhën nga Italia në Suharekë

Ani pse nga Komuna e Suharekës ka shumë mërgimtarë në Itali, dhe disa prej tyre tashmë janë kthyer në Kosovë, në këtë komunë ende nuk është konfirmuar asnjë rast me “Covid-19”.

Si masë parandaluese për përhapjen e këtij virusi, zyrtarë shëndetësorë dhe ata komunalë kanë filluar t’i identifikojnë të gjithë personat, të cilët kanë hyrë në Suharekë javëve të fundit, raporton KOHA.