Drenasi ndan 229 mijë euro për parandalimin e Covid-19

Drenasi ndan 229 mijë euro për parandalimin e Covid-19

25 March 2020 13:37

Komuna e Drenasit ka ndarë 229.200 euro për të plotësuar nevojat që dalin në situatën emergjente që po kalon kjo komunë si pasojë e Covid-19, ka njoftuar të mërkurën Zyra për Informim.

“Kryetari Lladrovci ka falënderuar asamblistët për bashkëpunim, shtabin emergjent, stafin shëndetësor, stafin shëndetësorë vullnetarë, zyrtarët policorë, zjarrfikësit, punonjësit e kompanive regjionale, njësitë në Drenas, kompanitë e ndryshme që vullnetarisht kanë ndihmuar në forma të ndryshme”, thuhet në komunikatë.

Ditëve të kaluara, edhe komuna të tjera kanë ndarë mjete për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme