Kosovë

Komuna e Podujevës kërkon nga bizneset respektimin e orarit të punës

Komuna e Podujevës kërkon nga bizneset respektimin e orarit të punës

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë kërkuar nga pronarët e bizneseve, të cilave u lejohet puna sipas vendimit të Qeverisë, që t’i përmbahen orarit të punës nga 08:00-17:00. Përndryshe, kanë paralajmëruar ndërmarrjen e masave ndaj atyre që e shkelin këtë vendim.

“Të nderuar përfaqësues të bizneseve, të cilave në bazë të vendimeve të Qeverisë së Kosovës u lejohet veprimtaria gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës shëndetësore si pasojë e pandemisë COVID-19, ju ftojmë që të respektohet orari i punës prej orës 08:00-17:00, në të kundërtën do të detyrohemi të veprojmë konform urdhëresave dhe vendimeve në fuqi. Kjo po bëhet për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve tanë, andaj ju ftojmë për bashkëpunim”, thuhet në këtë njoftim të Komunës së Podujevës.