Kosovë

VV-ja thotë se ndihmat në Obiliq po i shpërndajnë militantët e AAK-së, komuna e mohon

VV-ja thotë se ndihmat në Obiliq po i shpërndajnë militantët e AAK-së, komuna e mohon

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq kanë thënë se ndihmat e kësaj komune që janë duke u dhënë pas krizës së shkaktuar nga COVID-19, po i shpërndajnë militantët partiakë të AAK-së.

Kryetari i Qendrës së VV-së në këtë komunë, Halil Thaçi, ka thënë se ky është rast i paprecedentë që ndihmat që janë blerë me buxhetin komunal të shpërndahen nga militantët. “Është e paprecedent dhe e pamoralshme nga ana e qeverisjes lokale në Obiliq, të shpërndahen ndihmat me militantët e AAK-së dhe me automjetet private të militantëve të AAK-së! Këto ndihma që po shërndahen janë nga buxheti i taksapaguesve dhe jo nga militantë partiakë!”, ka shkruar në rrjetet sociale, Halil Thaçi.