Kosovë

Komuna e Pejës ka në dispozicion katër objekte për karantinimin e pacientëve me koronavirus

Komuna e Pejës ka në dispozicion katër objekte për karantinimin e pacientëve me koronavirus

Në rast të përshkallëzimit të mundshëm të situatës nga shtimi i numrit të sëmurëve nga koronavirusi, Komuna e Pejës ka planifikuar edhe objektet, të cilat mund të shndërrohen brenda një apo dy ditëve në qendra të karantinës për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Petrit Loci, drejtor i Shëndetësisë dhe person zyrtar për kontaktim i shtabit emergjent të kësaj komune, ka thënë për KOHËN se objektet janë të identifikuara, por ende nuk janë të përgatitura që menjëherë të sistemoheshin pacientët.