Kosovë

Dhjetëfishohet numri i familjeve nevojtare për ndihma në Pejë

 

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit është duke rënduar jetën për ditë e më shumë qindra familjeve në gjithë territorin e komunës së Pejë.

Numri i pragjeve të shtëpive që po u lihet nga një thes miell dhe qese të mbushura me artikuj të tjerë ushqimor, në forma të ndihmave, po shtohen gjithnjë e më tepër. Në mesin e këtyre familjeve që tash po zgjasin dorën për t'u ndihmuar, ka të tilla që më herët nuk kanë qenë në këtë gjendje.