Kosovë

Në Lipjan shtohet numri i familjeve në nevojë, në mungesë pune, shkaku i pandemisë

Pas pezullimit të punës së bizneseve, Qendra për Punë Sociale në Lipjan gjatë kohës së fundit po përballet me një varg kërkesash nga qytetarët, të cilët shkaku i mungesës së kontratave të punës po i drejtohen kësaj qendre për të kërkuar asistencë sociale dhe pako ushqimore.

Ky institucion, të gjitha aplikacionet është duke i pranuar nëpërmjet platformës elektronike në mënyrë që të ruhet shëndeti i qytetarëve, ndërkohë gjatë ditëve të fundit janë regjistruar mbi 20 kërkesa të reja, raporton KOHA.