Kosovë

Komuna shtyn para procedurat për rindërtimin e stacionit të autobusëve në Gjilan

Komuna shtyn para procedurat për rindërtimin e stacionit të autobusëve në Gjilan

Qeverisja komunale e Gjilanit ka vazhduar procedurat për rindërtimin e stacionit të autobusëve, ndonëse shumë aktivitete publike janë pezulluar për shkak të masave të ndërmarra kundër pandemisë së koronavirusit.

Drejtuesit e Komunës dhe të ndërmarrjes i kanë arsyetuar angazhimet në këtë projekt me nevojën që mjetet financiare të cilat janë ndarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe DEMOS-i të duhet të shpenzohen brenda këtij viti. Në të kundërtën, sipas tyre, tërhiqet mbështetja financiare për projektin në vlerën prej 600 mijë eurosh.